
Bayern Munich po kalon një moment shumë të vështirë. Humbja përballë Dortmund në “Der Klassiker”, mesa duket ka lënë pasoja të mëdha në kampin bavarez. Diçka të tillë e pohon edhe vetë Thomas Tuchel që ka folur së fundmi për situatën e ekipit. Trajneri gjerman thotë se vinin pas dy fitoreve me goleada dhe më pas humbëm përballë Dortmundit.
Kjo gjë e çudit paksa Tuchel, por ky i fundit është i bindur që pavarësisht formës jo të mirë psikologjike, ata do t’ia dalin ta eleminojnë Arsenalin nga Champions League. Madje tekniku 50-vjeçar beson se Bayerni mund të shkojë edhe përtej gjysmëfinales. Pra, trofeu i Champions League është kthyer tashmë në objektiv parësor për bavarezët.
“Ekipi e ka treguar se është i aftë të konkurrojë me skuadrat më të mira në Europë. Arsenali po përjeton formë fantastike, gjithsesi i kemi të gjitha shanset për të shkuar në gjysmëfinale. Nëse shikojmë, në një kohë të shkurtër kemi treguar fytyre të ndryshme në sfida të caktuara. Para pushimeve ndërkombëtare morëm fitore me goleada, ndërsa me Dortmundin dukej sikur i kishim humbur të gjitha reflekset e atij ekipi dominues dhe rezultativ.
Fakti që Harry Kane dhe Jamal Musiala ndodhen në kulmin e sezonit, na ngroh akoma më tepër. Synimi ynë nuk përfundon me gjysmëfinalet, por më tej. Të gjithë e disa sa e vështirë dhe impenjative është Champions League. Megjithatë, Bayerni e ka në AND shpirtin luftarak dhe triumfin, por që nuk është shfaqur gjithmonë gjatë këtij sezoni në Bundesligë. Komponenti që ndeshja e kthimit luhet në Mynih, nënkupton armën sekrete kundër skuadrës angleze, që e cila është mbështetja e tifozëve”, është shprehur Thomas Tuchel.