Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Eleminimi nga Champions mbush "kupën", United ka gatin zëvendësuesin e Ten Hag

Shkruar nga NEWSPORT

Manchester United po zhgënjen këtë sezon, me “djajtë” që mbëmjen e djeshme u eleminuan nga Champions League, teksa nuk ia dolën dot as të sigurojnë një biletë për në “Play-Off” të Europa League.

Por jo vetëm kaq, pasi skuadra e udhëhequr nga Erik ten Hag nuk po zhvillon një sezon të mirë as në Premier League, ku ekipi ka shumë oshilacione. Në një situatë të tillë nis të “lëkundet” stoli i trajnerit holandez.

United ka humbur 12 nga 24 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon në të gjitha kompeticionet dhe duket se eleminimi nga Champions ka mbushur “kupën” e drejtuesve. Këto të fundit duket se kanë gati zëvendësuesin e tij.

Sipas mediave angleze bëhet me dije se i preferuari i krerëve të United është Julen Lopetegui. 57-vjeçari ka një karrierë të pasur në trajning, teksa ka drejtuar Spanjën, Real Madrid,  Sevilla dhe Porton.

[caption id="attachment_715540" align="alignnone" width="1536"]Julen Lopetegui Julen Lopetegui[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga