
Eleminimi nga Champions League ka trazuar atmosferën në kampin madrilen megjithatë në këtë situatë ka reaguar Sergio Ramos. Kapiteni i spanjollëve përmes një postimi në faqen e tij zyrtare kërkon të motivojë shokët e ekipit dhe tifozët.
Tregon se do të përqëndrohen maksimalisht te La Liga dhe siç e ka në gjak klubi i madh legjendar, do të luftojë gjithmonë për trofe.
"Historia e Real Madrid është punuar me fitore, por është ngritur gjithmonë nga humbjet. Na mbetet La Liga dhe do të luftojmë për të.
Jemi të zhgënjyer, por nuk jemi dorëzuar. Real Madrid është një histori e ndërtuar mbi fitore. Real Madrid është ngritur gjithmonë nga humbjet. Titulli është ende aty për ne dhe ne jemi gati për të", shkruan Ramos.