
Milani ia doli të kualifikohej në çerekfinalet e Europa League, pasi mposhti në Pragë, Slavian me rezultatin 3-1. Kuqezinjtë ishin superiorë edhe në ndeshjen e kthimit ashtu si në të parën, të cilën e fituan 4-2. Pas kësaj sfide ka folur edhe vetë trajneri i “Djallit”, Stefano Piolit.
Tekniku italian mendon se e menaxhuan mirë epërsinë numerike dhe kartoni i kuq që Slavia mori në minutën e 20’ i ndihmoi shumë. Pioli gjithashtu ndalet te ecuria e skuadrave italiane në Europë, ku thotë se është surprizuar nga eleminimi i Interit.
“Ne e menaxhuam mirë epërsinë numerike, më mirë se në ndeshjen e parë. Sonte e kishim të vështirë deri në momentin që kundërshtari mori karton të kuq, ata më pas lanë hapësira ku ne mund t’i godisnmim.
Kemi patur dy raunde që në letër duken të lehta, por Rennes dhe Slavia nuk janë të tilla. Ne jemi në një moment të mirë dhe mjaft pozitiv, sulmi ynë ka cilësi. Të dielën kundër Veronës duhet të bëjmë edhe më mirë se kaq.
Skuadrat italianë në Europë? Në përgjithësi mendoj se hendeku mes italianëve dhe skuadrave europiane është ngushtuar goxha, duke patur parasysh këtu edhe situatën ekonomike të klubeve të mëdha europiane. Gjithashtu mendoj se eleminimi i Interit ishte surprizë”, është shprehur Stefano Pioli.