Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ELBASANI "pazar" në Superligë, presidenti LAZAJ takim me drejtuesit e PARTIZANIT dhe SKËNDERBEUT

Shkruar nga NEWSPORT
ELBASANI "pazar" në Superligë, presidenti LAZAJ takim me

Elbasani po mundohet të ndërtojë një skuadër kompetitive për sezonin e ri në Kategorinë e Parë, me presidentin Laze që po kërkon të luftojë për një ngjitje të mundshme në Superligë.

E natyrshëm që kjo mund të arrihet më lehtë duke u përforcuar me lojtarë që aktualisht janë pjesë e elitës. Për këtë mësohet se gjatë kohës që Partizani ndodhej në Elbasan me fazë përgatitore, kreu i verdhebluve është takuar me drejtorin e përgjithshëm të të kuqve Olsi Rama, për mundësinë e huazimit të ndonjë lojtari për sezonin e ardhshëm. Sipas informacioneve nuk është diskutuar për emra konkretë, duke e lënë këtë në dorë të stafit teknik për ditët e ardhshme.

Nga ana tjetër presidenti Laze është takuar edhe me homologun e tij korçar Ardjan Takaj për të njëjtin qëllim, me Elbasanin që pritet që në ditët në vijim të përforcohet me lojtarë nga këto dy ekipe të Superligës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga