Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Elbasani njofton 5 ndeshje miqësore, 3 prej tyre me ekipe të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani njofton 5 ndeshje miqësore, 3 prej tyre me ekipe të

Elbasani vijon me përgatitjet për sezonin e ri ku është zhvendosur prej disa ditësh në Ohër ku po zhvillon fazën përgatitore. Nën drejtimin e trajnerit Nevil Dede, skuadra ka zhvilluar disa senaca stërvitore dhe 2 teste miqësore ndaj Kukësit dhe Ohrid, të dyja barazim.

Ditën e sotme, klubi ka njoftuar edhe 5 miqësore të reja që do t’i shërbejnë Dedes për të konsoliduar grupin me superyje përsa i përket nivelit të Kategorisë së Parë.

Nesër do të sfidojnë Voska Sport në Strugë ndërsa më 29 korrik e 2 gusht do të përballen me Dinamon e Skënderbeun në Pogradec e Korçë. Më 5 gusht rikthehen në Elbasan ku do të ndeshen me një tjetër ekip të elitës, Laçin. Faza përgatitore do të mbyllet me Luzin më 12 gusht në Kavajë.

Poll

Lexo gjithashtu