
Superkupa e Spanjës për herë të dytë rradhazi do të luhet në Arabinë Saudite. Fitoret me Valencian dhe Betis pas goditjeve të penalltive, finalja rezervon një El Clasico spektakolare. Nesër në orën 20:00, Real Madrid dhe Barcelona do të përballen për të ngritur lart një tjetër trofe. Presidenti i katalanasve, Joan Laporta, është mjaft konfident te fitorja e ekipit të tij.
Në hotelin ku po qendron skuadra, Laporta është ndalur në korridor nga disa gazetarë dhe në gjuhën katalanase është shprehur: “do t’i shkatërrojmë”. Një formë motivimi që mund të kalojë në eufori të tepruar nga presidenti dhe kjo mund të shërbejë në disfavor të blaugranave.
Poll