Pavarësisht se tashmë vëmendja më e madhe e skuadrave është në kampionat dhe në kompeticoonet europiane, sërish drejtuesit mbajnë një “sy” nga merkatoja.
Nico Williams është një prej lojtarëve të shumëkërkuar nga ekiept “big”, me Barcelonë që e ka ktheyr në prioritet për merkaton e ardhshme. Po siç duket katalanasit nuk do ta kenë aspak të lehtë pasi edhe rivali më i madh i tyre e ka “piketuar”.
Sulmuesi është në vitin e fundit të kontratës së tij me Atletico Bilbaon dhe tashmë në garë për shërbimet e tij është future edhe Real Madrid. Madrilenët i shpallin “luftë” kështu katalanasve.
21-vjeçari ka një klauzolë largimi nga Athletic Bilbao për 50 milionë euro, por futbollisti nuk ka pranuar të rinovojë ontratën dhe klubi bask mund ta lërë të lirë edhe për shumën 25 milionë euro. Mbetet të presim për të mësuar se cila prej ekipeve do të fitojë “El Clasicon”, apo skuadra të tjera do të mund të sigurojnë shërbimet e tij.