Dy futbollistët e rinj fierakë Rubin Zijaj (Apolonia) dhe Henri Sulovari (Shkëndija e Tiranës) janë pranë firmosjes me skuadrën kroate të Lokomotivës së Zagrebit. Lajmin e konfirmon futbollisti i Apolonisë Zijaj për Newsport.al, ku të dy lojtarët janë thirrur për një seancë prove nga ekipi ballkanas në Gjermani.
"Jemi thirrur në turne në Gjermani bashkë me Henri Sulovarin për provë te Lokomotiva e Zagrebit. Kemi 80% shanse për të firmosur", shprehet Zijaj.
Të dy futbollistët e rinj kanë idhull futbollistin e Shqipërisë dhe të Lokomotivës Myrto Uzunin, i cili luajti për dy sezone me Apoloninë dhe u transferua vitin e kaluar nga Laçi te skuadra kroate.



Galeria fotografike ()
Poll