Teuta kërkon të përforcohet në këtë merkato. Newsport.al ka mësuar se durrsakët kanë nisur kontaktet për të firmosur me Harallamb Qaqin. Qëndërmbrojtësi i njohur ka kontratë me Drenicën në Kosovë, por problemet financiare mund të bëjnë që 28 vjeçari të rikthehet në Superligën shqiptare.
Një nga repartet që ka patur probleme për “Djemtë e detit” është prapavija dhe pikërisht aty po shikohet të përforcohet. Qaqi ka zhvilluar 2 ndeshje këtë sezon me Drenicën, ku ka shënuar edhe 2 gola. Më parë, lojtari në fjalë ka kontribuar për Skënderbeun, Kamzën dhe Laçin.
Teuta aktualisht renditet në vendin e gjashtë të Kategorisë Superiore, ku pas 15 ndeshjesh ka grumbulluar 18 pikë, po aq sa ka edhe Partizani i vendit të pestë.
