Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ U mund nga ekipi kryeqytetas, shpërthen trajneri i njohur shqiptar: Turp i madh, palaço arbitër!

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ U mund nga ekipi kryeqytetas, shpërthen trajneri i njohur

Sot, Sopoti luajti në transfertë kundër Dinamos, ndeshje që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të dinamovitëve. Ky takim ishte i vlefshëm për javën e 26-të të Kategorisë së Parë dhe pas kësaj sfide Sopoti është me një këmbë në Kategorinë e Dytë.

Librazhdiotët gjenden në vendin e katër të grupit të Play-Out-it me 14 pikë, ndërsa Dinamo tashmë ngjiten në kuotën e 18 pikëve në vendin e tretë. Për këtë ka reaguar trajneri i Sopotit, Bekim Kuli i cili akuzon gjyqtarët për rezultatin e ndeshjes. Kuli shprehet mjaft i irrituar teksa shkruan në facebook-un e tij: "Një turp i madh sot nga treshja e arbitrave që vendosën ndeshjen. Më vjen keq si një palaço arbitër mund të luajë me djersën dhe sakrificën e një grupi futbollistash si dhe një qyteti të tër. Turp! Turp! Turp! Zoti iu dënoftë nëse keni qëllime të ndyra, çdokush që luan me djersën. Ekipi i Sopotit të Librazhdit", përfundon Bekim Kuli.

[gallery columns="1" size="full" ids="105479"]

Poll

Lexo gjithashtu