Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

LAJMI I FUNDIT/ Trajneri i Partizanit, DALIPI: Një lojtar do transferohet te ekipi B, Starova ka lënë pas një...

Shkruar nga NEWSPORT
LAJMI I FUNDIT/ Trajneri i Partizanit, DALIPI: Një lojtar do transferohet

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi ka mbajtur një konferencë për mediat para ndeshjes me Vllazninë. Gjatë konferencës, Dalipi tha se ndaj Vllaznisë klubi do kërkojë 3 pikët.

Vllaznia

Ndaj Vllaznisë, skuadra nuk do ketë ndryshime, do jetë e njejta si ndeshja me Luftëtarin. Ne kemi vështirësi për të bërë zgjedhjen e formacionit, pasi kemi edhe një stol shumë të mirë, me lojtarë shumë të mirë. Batha-Mala bënë një ndeshje të mrekullueshme me Luftëtarin.

Fejzullahu

Fejzullahu do të aktivizohet fillimisht te skuadra B. Momentalisht është duke u stërvitur mirë, por nuk është ende gati.

Europa

Po normale që ne besojmë te Europa. Fusha e Vllaznisë është një fushë shumë e mirë. Ne do  të luajmë lojën tonë dhe do të synojmë t'i imponojmë kundërshtarit lojën tonë.

Starova

Starova ka lënë pas një person që ka punuar bashkë me të. Suksesi nëse nododh nuk është vetëm i imi, por edhe i Starovës. Te Vllaznia kam kaluar një vit të mrekulleshëm si lojtar. Ajo që kërkoj më tepër është që lojtarët të bëjnë atë që u kërkohet./Newsport.al

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga