Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Ekipet janë përgjumësh”, Ardit Hila: Askush se ka mendjen te 4 fazat, por te 2-3 ndeshje në fund

Shkruar nga NEWSPORT
“Ekipet janë përgjumësh”, Ardit Hila: Askush se ka

Mesfushori i Tiranës, Ardit Hila, dha prononicmin e tij përmediet në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Laçin, e programuar për t’u zhvilluar nesër në orën 14:00 në ‘Selman Stërmasi’. Në fjalën e tij para gazetarëve, Hila u shpreh kështu:

“Vijmë nga një ndeshje që e humbëm me Erzenin dhe jemi përgatitur maksimalisht. Kohën e duhur e kemi pasur. E gjithë vëmendja ka qenë te Laçi. Shpresoj që ta fitojmë.

Atmosfera është shumë e mirë. Me lojtarët jemi njohur më shumë, sepse siç e dini kanë ardhur shumë lojtarë të rinj dhe shpresojmë që të bëjmë më mirë në të ardhmen.

Kam pasur minuta më shumë dhe jam ambientuar më mirë, sepse siç e dini në fillim nuk kam luajtur shumë. Pastaj u ambientova dhe me ekipin, sepse isha lojtar i ri siç erdha vjet. U ambientova me ekipin, me shokët e skuadrës. Pastaj goli është çështje ekipore.

Duke parë të gjitha ndeshjet mendoj se ekipet janë pak si përgjumësh. Mendoj se ndikon kjo “Final Four” sepse ekipet e kanë mendjen që ka dhe dy-tre faza të tjera deri në fund, pastaj janë dy-tre ndeshje në fund”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga