
Teksa kanë mbetur pak ditë nga starti i kampionatit, sytë janë të drejtuar nga skuadrat e Superiores, të cilat po bëjnë afrimet e fundit në këtë merkato. Megjithatë burime për newsport.al bëjnë me dije që merkato e Superiores do të mbyllet të shtunën për lojtarët brenda vendit, ndërsa për futbollistët jashtë Shqipërisë do të mbyllet sot në orën 24:00. Në këtë mënyrë ekipet e Superiores do të kenë mundësi të bëjnë ndonjë lëvizje deri ditën e shtunë, ndërsa më pas do të presin ditën e mërkurë për të nisur sezonin e ri.
Poll