Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Konkurentë në SUPERIORE, presidenti KAPLLANAJ thirrje FSHF-së dhe arbitrave: Mos bëni ndarje 'ekip i madh, ekip i vogël'

Shkruar nga NEWSPORT
Konkurentë në SUPERIORE, presidenti KAPLLANAJ thirrje FSHF-së dhe

Në vazhdim të programit "E Hëna Sportive", për sezonin e ri në Kategorinë Superiore, presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj bëri thirrje publikut, FSHF-së dhe arbitrave që të mos bëjnë  ndarje "ekipe të mëdha e të vogla".

"Do të veçoja dy trajnerë më të mirë që kemi patur: Shensojin dhe Dovedanin. Shensoji ka drejtuar në Turqi, Arabi dhe Bullgari dhe për dy vite arritëm sukses. E veçoj si nga më të mirët. Me Dovedanin në pak kohë ndërtuam skuadrën dhe të dilnim kampion. Mundëm Vllazninë me futboll të bukur. Kemi prodhuar futboll të bukur.

Lojtari më i miri jonë është kapiteni jonë, kyçi i suksesit. Pas meje dhe drejtorit, kapiteni dhe zv/kapiteni Peposhi janë më të afërtit. Murataj do ta veçoja. Ka dalë nga akademia jonë. Me Dinamon në një ndeshje kupe ka shkëlqyer. Pastaj ka luajtur me Shkëndijen, Partizanin dhe Dinamoin. Është i vogël për kapiten. Ka karakter të fortë.

Nuk e di si funksionojnë klubet e tjera, por të gjithë lojtarët tanë janë të akomoduar në hotel nga mëngjesi në darkë. Kemi 26-27 lojtarë dhe staf dhe fillojmë që nga akomodimi e deri te organizimi  i garës. Skuadrat tona këtu vuajnë. Më vinte keq për Tiranën dhe Kastriotin që luftuan për mbijetesë. Kemi tepër shpenzime dhe bëjmë sakrificë. U bëj thirrje të gjithëve FSHF-së, arbitrave, që të mos shohin më me dallime ekip i madh dhe ekip i vogël. Kam qenë dhe tifoz i vogël për Tiranën",
u shpreh kreu i klubit mallakastriot.  

Poll

Lexo gjithashtu