Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Lajmi i fundit/ Zyrtarizohet data, orari dhe stadiumi i finales së Kategorisë së Dytë mes Naftëtarit dhe Egnatias

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Zyrtarizohet data, orari dhe stadiumi i finales së

FSHF ka bërë zyrtare anxhendën për sfidën finale të Kategorisë së Dytë, mes Egnatias dhe Naftëtarit.

Kjo ndeshje do të luhet më datë 18 maj (e enjte) në orën 16:00 në stadiumin e qytetit të Durrësit, "Niko Dovana".

Kategoria e Dytë do të luajë këtë të dielë, javën e fundit të sezonit, për t'i dhënë fund kampionatit për këtë edicion.

Egnatia dhe Naftëtari janë skuadrat që do të marrin pjesë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, pasi kanë siguruar pikët e nevojshme duke u renditur në vendet e para në grupet respektive.

Egnatia vjen në këtë finale si fituese e Grupit A të Kategorisë së Dytë, ndërsa Naftëtari si ekipi që u rendit i pari në Grupin B.

Përballja mes këtyre dy skuadrave që do të luhet të enjten e ardhshme në Durrës do të përcaktojë skuadrën kampione të Kategorisë së Dytë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga