Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nis sot edicioni i ri i Superligës, çfarë të presim nga kampionati i këtij viti

Shkruar nga NEWSPORT
Nis sot edicioni i ri i Superligës, çfarë të presim nga

Kampionati i 80-të i Kategorisë Superiore nis sot në mbrëmje me supersfidën mes Skënderbeut dhe Partizanit në Korçë, një ndeshje që sezonet e fundit është luajtur nën një rivalitet të ashpër mes dy tifozerive, e natyrshëm edhe mes lojtarëve të të dy ekipeve në fushën lojës. Prandaj dhe spektakli ditën e sotme është mëse i garantuar.

Por çfarë duhet të presim nga Superliga e këtij viti. Natyrisht pritshmëritë janë të mëdha nga tifozeritë e ekipeve kryesore që pritet të luftojnë për titull, por e mira do ishte që opinioni publik futbolldashës në vend të mos e ngrej shumë "piacën". Skuadrat kanë bërë afrime të shumta, por mbetet për t'u parë se sa të studiuara kanë qenë këto lëvizje dhe sa do ndikojë në përmirësimin e lojës.

Natyrshëm që infrastruktura mbetet ende një problem i pazgjidhur. Për herë të parë dy stadiumet më të mira në vend me standarte për ndeshjet e grupeve në kompeticionet e UEFA-s nuk do t'i kemi në dispozionin të Superligës, ndonëse "Elbasan Arena" do të përdoret nga Kukësi me gjasë për të gjithë sezonin. Megjithatë stadiumi "Loro Boriçi" i Shkodrës është një humbje e madhe për kampionatin, ku me shumë mundësi nuk do luhet asnjë ndeshje këtë sezon pasi Vllaznia me shumë gjasa do t'i luaj ndeshjet e saj në Kategorinë e Parë në "Reshit Rusi".

Tifozeria do të jetë një gjë për t'u parë, nëse do të rikthehet në stadium apo jo. Mostransmetimi i asnjë ndeshje pa pagesë këtë sezon mund të ndikojë pozitivisht në këtë pjesë. Por gjithsesi në fund çdo gjë do varet nga cilësia në fushë. Gjyqtarët nga ana tjetër pritet sërish të jenë "thembra e Akilit" e kampionatit, por le të shpresojmë në sa më pak vendime të kontestuara këtë vit.

Me interes do të jetë paraqitja e Skënderbeut pas konfirmimit të dënimit nga UEFA dhe largimeve që pasuan, ndërkohë që për shumë korçarët mbeten ende ekipi për t'u mundur.

Në fund ajo qe mbetet është të shpresojmë në një kampionat sa më të drejtë dhe të bukur, pasi fjala spektakël mund të duket paksa e ekzagjeruar, por ndoshta do të mund ta përdorim pa kursim në derbin e kryeqytetit, që me shumë mundësi do të jetë "qershia mbi tortë" e çdo faze të Superligës 2018-2019.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga