Teuta u ndal në barazim 1-1 nga Vllaznia në Durrës. Një sfidë që rezultoi të ishte e luftuar deri në fund, por pas 90-minutave skuadrat do të ndanin nga 1 pikë.
Pas këtij barzimi për “Oversport” trajneri Edi Martini do të shpehej se:
Barazimi? Bëmë një ndeshje shumë të mirë, patën raste. Është një ndeshje fiks kur fati nuk të ecën. Edhe pse pësuam gol arritëm të barazonim. Është një nga ndeshjet që dhemb, pasi kishim mundësinë të fitonim.
Eksperiment pa sulmues? Normalisht ishte një ndyrshim në lojë dhe luajta pa një sulmues tamam. Duke parë se kundërshtari luan me një mesfushë të mirë dhe jam shumë i kënaqur me lojën e djemve të mi..
Poll