
Toni Kroos është befasuar nga shkarkimi i Julian Nagelsmann nga posti i trajnerit të Bayern Munchen. Mesfushori i Real Madrid ka luajtur kohë më parë për klubin bavarez kur ekipi drejtohej nga Jupp Heynckens. Në podcastin e tij ai tha për shkarkimin e Nagelsmann:
"Nëse kjo është ajo që ata mendojnë se është e drejtë nga pikëpamja sportive atëhere mirë. Por për një moment mendova se ai do të qëndronte. Deri një javë më parë ata e mbështesnin atë, nuk është normale. Ka pasur kritika në të shkuarën për të, por ishin të gjithë të bashkuar për ta mbështetur, veçanërisht presidenti Hainer, i cili u ekspozua si kurrë më parë”, përfundoi Kroos.
Poll