Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Edhe 5 vite si "lacial", IGLI TARE "blindon" dy yjet e skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
Edhe 5 vite si "lacial", IGLI TARE "blindon" dy yjet e

Pas humbjes së derbit me Romën, presidenca e Lazio-s ka risjellë buzëqeshjen tek tifozët. Një lëvizje mjaft e rëndësishme ishte nënshkrimi i kontratave të reja deri në 2023 të dy lojtarëve të saj Ciro Immobile dhe Sergej Milinkoviç Saviç.

Dy lojtarët janë "pasuritë" më të mëdha të ekipit lacial dhe për këtë presidenca dhe Drejtori Sportiv Igli Tare janë kujdesur që mos t'i lënë lojtarët të ikin në ekipe të tjera.

Kujtojmë që serbi Saviç ishte një nga futbollistët më të përfolur në merkato pasi për të u dëgjuan shifra deri në 150 mln euro. Ndersa për italianin Immobile që është një nga sulmuesit më "prodhues" të Seria A pasi në 93 prezenca ka plot 69 gola të shënuar, rreziku është gjithmonë i pranishëm për një largim të mundshëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga