Eden Hazard rikthehet në fushë vetëm 8 ditë pasi njoftoi pensionimin nga futbolli
Shkruar nga NEWSPORT
Eden Hazard njoftoi disa ditë më parë që është pensionuar nga futbolli i luajtur për shkak të dëmtimeve të shumta. Por vetëm 8 ditë pasi belgu “vari këpucët në gozhdë” është rikthyer në fushën e blertë.
Hazard luajti në një ndeshje në Francë midis Varietes Club de France dhe Team Calais. Një ndeshje bamirësie që synonte të përmirësonte kushtet e fëmijëve që ishin të shtruar në spital.
Të pranishëm në këtë ndeshje bamirësie ishin dhe shumë ikona të tjera të futbollit përveç Eden Hazard. Aty u panë legjenda si Pires apo Deschamps, por gjithsesi vëmendjen e mori ish-sulmuesi i Chelseat.