Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

Arlind Kurti dhe Klaudia Borçi shpallen “Talentet e Vitit 2023”

Shkruar nga NEWSPORT
Arlind Kurti dhe Klaudia Borçi shpallen “Talentet e Vitit

Mbrëmja gala “Më të Mirët 2023”, organizuar nga FSHF po merr jetë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit ku po njihen protagonistët e vitit në futbollin vendas. Arlind Kurti është “Talenti i Vitit 2023” për djem dhe çmimin ia dha pikërisht Ansi Agolli. Në anën tjetër për vajza fitoi Klaudia Borci dhe Jahmir Hyka ia dha këtë çmim të rëndësishëm.

All - Paragraf - 3

“Ndihem i nderuar dhe i vlerësuar që marr çmimin “Talenti i Vitit 2023”. Ky çmim më shtyn përpara që të punoj edhe më fort. Falënderoj skuadrën e Laçit që më ka dhënë mundësinë të tregoj cilësitë e mia. Sigurisht, edhe përfaqësuesen U-19, me të cilën ka marrë pjesë në eliminatore. Çmimin ia dedikoj familjes sime, që më ka mbështetur në gjithë këto vite”, përfundoi Arlind Kurti.

Kandidate për vajza ishin: Klaudia Borçi, Rosela Vasa, Klesta Ago. Në anën tjetër për djem: Ergis Arifi (Teuta), Arlind Kurti (Laçi) dhe Ledjo Tresa (Laçi).

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7