
Lokomotiva e Zagrebit po kthehet në "tokën e premtuar" të shqiptarëve. Pas Myrto Uzunit dhe Lirim Kastratit është radha e futbollistit të Shkëndijes së Tiranës Henri Sulovari.
16-vjeçari që u shpall nënkampion në Kategorinë Superiore U19 në grupin A është ftuar nga zyrtarët e klubit kroat për të kryer një seancë prove nëse do ta fitojë të drejtën për të qenë pjesë e skuadrës.
Për lojtarin ky do të ishte një hap i madh në karrierë nëse do t'i jepej fanela e skuadrës në fjalë.
Njëkohësisht, Sulovari është lojtar kyç i Shqipërisë U17, që drejtohet nga Elvin Beqiri.
Poll