
Ditën e djeshme janë luajtur në Kosovë ndeshjet e Kupës së Kosovës, të vlefshme për turin e dytë. Bashkimi Koretin ka arritur të mposhtë Kikën e Hogoshtit me rezultatin 2-0. Pas takimit situata ka degraduar teksa futbollistët e Kikës kanë "shfryrë" inatin duke shkatërruar gjithçka në dhomat e zhveshjes.
Nëpërmjet një komunikate për shtyp klubi kosovar theksonte që kishte bërë çmos që kjo situatë mos të ndodhte. Tashmë çështja i ka kaluar organeve kompetente të cilat do nisin hetimet për këto ngjarje të turpshme.
Poll