
Sot në orën 17:00 është zhvilluar në Qipro ndeshja mes Omonias dhe Crvena Zvezdës në kuadër të Champions League. Përpara këtij dueli, fansat vendas të Omonias kanë shpalosur një banderolë fyesë në dëm të shqiptarëve, teksa edhe klubi serb I ka bërë jehonë duke e duartrokitur në rrjetet sociale.
"Kosova është Serbi" shkruhej nga fansat qipriotë, me Zvezdën që ka përkrahur në mënyrë të pakuptimtë këto gjestë fyese dhe jo të hijshme për lojën e futbollit. Në Serbi janë mësuar me të tilla fenomene, ndërsa edhe një klub legjendar në ato anë bën veprime të tilla të shëmtuara, duke përkrahur ide nacionaliste.
Poll