Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E TRISHTË/ Vetëm 43-vjeç, ndërron jetë presidenti i skuadrës së njohur gjermane

Shkruar nga NEWSPORT
E TRISHTË/ Vetëm 43-vjeç, ndërron jetë presidenti i
Hertha BSC ka ndarë me tifozët lajmin e hidhur. Ditën e sotme ka ndërruar jetë presidenti i skuadrës, Kay Bernstein. Një lajm i trishtë, pasi presidenti ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshë shumë të re, 43-vjeçare. Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i kësaj vdekjeje të papritur të kreut të klubit gjerman që militon në Bundesliga 2. “I gjithë klubi, komitetet dhe punonjësit e tij janë të habitur dhe thellësisht të tronditur. Familja Hertha mban zi me të mbijetuarit e Kay dhe mendimet e tyre janë me familjen, miqtë dhe shokët e tij gjatë kësaj kohe të vështirë. Kërkojmë që të respektohet privatësia e familjes pas kësaj ngjarjeje të tmerrshme”, thuhet në njoftimin e klubit.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga