
Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Belgjikë. Arne Espil aktiviohej si portier në skuadrën e Winkel Sport. Në një ndeshje mes klubeve amatore mes Winkel Sport dhe Westrosebeck, Espil u shndërrua në hero duke pritur një penallti, por menjëherë më pas u rrëzua në tokë.
Ndeshja u ndërpre menjëherë. Lojtarit iu dha ndihma e shpejtë, madje u përdor edhe defibrilatori. Espil u nis menjëherë për spital dhe gjatë rrugës ndërroi jetë sipas raportimeve të Het Nieuësblad.
“Është një tragjedi dhe një tronditje për ne. Arne ka qenë në këtë klub gjithë jetën e tij. Ai ishte një djalë i mrekullueshëm, gjithmonë miqësor dhe i gatshëm për të ndihmuar. Është një goditje e madhe, së pari për familjen e tij, si dhe për të gjithë ne“, u shpreh Patrick Rothsart, drejtori sportiv i klubit.
Ishte një skenë e tmerrshme”, deklaroi ndihmës trajneri Dewerchin. “Lojtarët bënë dush të gjithë së bashku pas incidentit dhe më pas u ulëm për të ngrënë. Më pas erdhi mesazhi se portieri ynë kishte vdekur. Ishte goditje jashtëzakonisht e rëndë.
Unë mendoj se disa lojtarë ende nuk e kuptojnë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Arne ishte një djali i mirë dhe plot humor”Ne jemi një grup miqsh, kjo e bën tepër të vështirë këtë vdekje”.