Zhdukja e Emiliano Sala tronditi jo pak botën e sportit.
Humbja e konktakteve me sulmuesin, i cili sapo kishte firmosur kontratën me Cardiff City në Premier League angleze, trishtoi shokë dhe ish-shokë të tij të skuadrës, familjarë dhe tifozë të tij. Por, fati i 28 vjeçarit pritet me endje dhe nga qani i tij. Një gjë të tilla ka lënë të kuptohet motra e sulmuesit, Romina, që në një postim në "Facebook" ka postuar fotografinë e qenit të Sala, i cili shikon nga dera momentin që do të shfaqet 28 vjeçari.
"Nala po të pret ty."-shkruan motra e argjentinasit, duke shtuar akoma dhe më shumë dhimbjen që ka kapluar familjen Sala.
Emiliano Sala humbi kontaktet me botën mbrëmjen e 21 janarit, kur aeroplani me të cilin po udhëtonte nga Franca drejt Britanisë humbi kontaktet me kullën e vrojtimit. Dyshohet se mjeti fluturues u përplas në det, ndërkohë që familjarët e Sala kanë nisur kërkimet për trupat e Sala dhe pilotit.
Kërkimet po zhvillohen në një intensitet të lartë, ndërsa besohet se polumbarët kanë hasur në mbeturinat e aeroplanit ku ndodhej Sala, teksa afër tij kanë gjetur një trup njeriu, i cili ende nuk është identifikuar.