Ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare futbollisti i njohur polak, Igor Sipnieëski Bëhet fjalë për një nga talentet më të mëdhenj të futbollit në historinë e Polonisë, i cili bëri një betejë të gjatë kundër depresionit dhe për shkak të problemeve mendore iu drejtua alkoolit dhe kjo i kushtoi shtrenjtë.
Sipnieëski ishte futbollist i Panathinaikos-it, Vistula-s dhe Malmo-s, ai gjithashtu ka veshur dy herë fanellën e kombëtares polake.
Nga karriera e tij futbollistike “shumëngjyrëshe” bien më shumë në sy dy gjëra gjatë kohës së lojës ai shënoi një gol kundër Arsenalit, ndërsa mori pjesë edhe në fitoren ndaj skuadrës së fuqishme të Fergusonit, Manchester United.