Elseid Hysaj nuk do qëndrojë te Napoli. Ka qënë vetë agjenti i lojtarit, Mario Giuffredi, i cili në një intervistë për Radio Marte ka zbuluar gjithçka. Giuffredi shprehet se futbollisti shqiptar nuk do të rinovojë dhe për këtë është i sigurt. Gjtihashtu, mohon kontaktet aktuale me Lazion, me gjërat që mund të ndryshojnë më vonë, nëse kryeqytetasit shfaqin interesim serioz.
“Ne po shqyrtojmë opsione të ndryshme. Unë personalisht nuk kam komunikuar me Lazion ende. Nëse Lazio ia del të na bindë, bravo i qoftë. Do të jetë një arritje e madhe për ata që e marrin. Ka disa skuadra të interesuara. Hysaj rinovon me Napolin? Absolutisht jo” – Tha ai.