Reza Karimi mund të konsiderohet si një përforcim i ri për Skënderbeun.
Talenti 18-vjeçar nga Irani nënshkroi me korçarët në verën e këtij viti, një kontratë 3-vjeçare, por nuk u aktivizua asnjë ndeshje pasi kishte probleme me dokumentacionin.
Gjithçka është zgjidhur dhe lojtari i Shpresave të Iranit do të jetë gati për Skënderbeun në pjesën e dytë të sezonit.
Në momentin kur drejtuesit e klubit korçar e afruan në ekip, Reza Karimi u konsiderua si një talent i padiskutuar dhe tashmë ai mund të jetë një forcë më shumë në repartin e sulmit.
