
Është një nga ato histori që rrallë herë është dëgjuar, që tifozi të zbresë nga tribuna dhe të gjykojë një ndeshje. Ngjarja në fjalë ka ndodhur ditën e djeshme në Angli, në takimin mes Norwich dhe Preston, e cila përfundoi në barazim.
Arbitri zyrtar i ndeshjes, Mark Jones u zëvendësua nga gjyqtari i katërt Andy Davies për shkak të një dëmtimi. Rolin e lënë nga gjyqtari i katërt e ka plotësuar një tifoz i cili ka zbritur nga tribuna për të dhënë minutat shtesë që janë caktuar në këtë takim.
Ky moment është bërë viral në rrjetet siciale pasi është një nga ato histori që nuk përsëritet shpesh herë në botën e futbollit, aq më pak kur bëhet fjalë për ndeshje zyrtare dhe të një niveli të lartë, si në rastin e djeshëm.
[gallery columns="1" size="full" ids="174015,174016,174017"]