Tirana përbën lajm kudo dhe kurdo që përmendet. Klubi bardheblu është padyshim markë e rëndë e futbollit shqiptar. Goldi Halili është një nga vajzat e familjes së madhe të Tiranës, që punon natë e ditë për të promovuar dhe reklamuar këtë klub në nivele europiane.
Së fundmi, administratorja ka çelur një seri pyetjesh në rrjetet sociale, ku të gjithë ndjekësit kanë mundësi të bëjnë pyetje në mënyrë anonime. Interesi për klubin e Tiranës është padyshim i madh, e veçanërisht shqiptarët e kanë “pikë të dobët” fitimet e tjetrit.
Pikërisht për arkën e klubit pyetet edhe Goldi. “A del KF Tirana me fitim si biznes?”, është pyetja për administratoren që nuk ia përton ndjekësit duke ia kthyer: “Ke ndërmend të investosh?”
[caption id="attachment_664784" align="alignnone" width="694"] Postimi i Goldit[/caption]