
Ajo që nuk pritej, ndodhi. Maqedonia e Veriut mbyll para kohe sezonin, vendim ky i marrë nga Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit. Duke parë që situata nuk po përmirësohej sa i përket virusit, është parë e arsyeshme të mos rrrezikohet. Kujtojmë që klubet kishin nisur stërvitjen dhe kishte besim se gjërat do shkonin me sukses.
‘’Duke parë me kujdes gjendjen shëndetësore në vendin tonë, veçanërisht në ditët e fundit dhe situatën me testet pozitive me Covid 19 të konfirmuara te disa futbollist te Renova dhe Shkëndija dhe më pas procesi i vetë-izolimit, Këshilli Drejtues solli vendim ta ndërpresë sezonin 2019/20” - bëhet me dije në njoftimin e bërë publik sot.
Poll