Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E PAPRITUR/ KUKËSI nuk e ndal "oreksin", sulmuesi i huaj shpreh gadishmërinë: Po të duan, le të më marrin në janar

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ KUKËSI nuk e ndal "oreksin", sulmuesi i huaj shpreh

Sulmuesi brazilian i Kastriotit, i cili është në pronësi e Kukësit Roger Junior deklaroi se pak eksperiencës së marrë në futbollin shqiptar me ekipin krutan është i gatshëm t'i bashkohet Kukësit në pjesën e dytë të sezonit. 21-vjeçari veçoi se ecuria deri më tani e skuadrës së Kastriotit nuk qenë ashtu siç pritej dhe në këtë moment, u dërgon mesazh nënkampionëve të Shqipërisë se nëse e vlerësojnë të arsyeshme që lojtari të japë kontributin për verilindorët, ai është në dispozicion të tyre.

"Jam i gatshëm për Kukësin, nëse më don. Braziliani i Kukësit Roger e thotë hapur dëshirën për tu kthyer tek verilindorët pas huazimit tek Kastrioti. Roger: Nuk ishte sezoni që dëshironim, kemi pasur shumë luhatje dhe kemi fituar rrallë, pa gjetur vazhdimësi. Duhet të analizojmë mirë çfarë kemi bërë gabim dhe të rregullojmë situatën. Për mua personalisht ishte një sezon ku munda të tregoj pak nga ajo që di të bëj. Bëra gjithçka për të ndihmuar Kastriotin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Po paguhem vetëm nga Kastrioti. Nëse Kukësi mendon se jam paraqitur mirë, mund të më marrin në janar", përfundoi Roger.

Në 15 ndeshje të këtij sezoni, braziliani ka shënuar 5 herë. Kastrioti mban vendin e fundit në Kategorinë Superiore me 10 pikë pas 17 javësh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga