
Pas fitores së thellë 7-0 ndaj Schalkes, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola u pyet se si e parashikon ndeshjen mes Bayernit dhe Liverpoolin.
Pa befasuar njeri, Guardiola u shpreh:
"I kërkoj falje anglezeve por dua Bayernin në fazën tjetër. Jam fans i madh i klubit dhe tifozëve bavarez. Do doja që Bayerni të fitonte por nuk do jetë një ndeshje e lehtë. Do jetë një lojë e barabartë për të dyja skuadrat"- tha spanjolli, teksa u shpreh i kënaqur për eliminimin e Realit dhe Atletikos nga Champions.
Sipas tij, këtë vit skuadrat angleze kanë shumë mundësi për të ngritur lart trofeun prestigjoz.
Poll