Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E PABESUESHME/ Zhdukja e SALA bën me "makth" ekipin, lojtarët kanë frikë "qiellin"

Shkruar nga NEWSPORT
E PABESUESHME/ Zhdukja e SALA bën me "makth" ekipin,

Futbollistët e Cardiffit i ka zënë paniku nga zhdukja e futbollistit Emiliano Sala, aq sa disa prej kanë frikë të udhëtojnë me avion. Këtë fakt e ka zbuluar qendërmbrojtësi i skuadrës Sol Bamba, i cili rrëfen se në ndihmë të lojtarëve trajneri i Cardiffit u ka ofruar ndihmën e psikologut.

"Është shumë e vështirë të përshkruash se si ndihen lojtarët. Është një situatë e pazakontë, një tragjedi e madhe. Të gjithë jemi prekur nga jo situatë, shokët e ekipit, qyteti, i gjithë klubi.

Kemi marrë ndihmë. Ne zakonisht udhëtojmë me avion, por disa lojtarë kanë frikë të hipin. Trajneri na ka ofruar ndihmën e psikologut nëse do të kemi nevojë dhe besoj se disa prej djemve kanë nevojë", shprehet për mediat e huaja 34-vjeçari Bamba.

Ditën e sotme u gjetën dy sedilje avioni në gadishullin Cotentin, të cilat dyshohen se i përkasin avionit që transportonte sulmuesin argjentinas Emiliano Sala në datën 21 janar nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga