Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E nisi nga stoli ndeshjen e djeshme, titullari i Tiranës drejt transferimit në Ukrainë

Shkruar nga NEWSPORT

Ennur Totre do largohet nga klubi  i Tiranës për t’u bërë pjesë e Vorskla Poltava. Klubi ukrainas ka arritur të fitojë kartonin e mesfushorit për  250 mijë euro bashkë me 50 mijë euro të tjera që do jenë bonuse, tregon “Supersport”.

Bardheblutë kështu kanë arritur akordin për të shitur yllin e mesfushës. Kujtojmë se ndeshjen e fundit me Zrinjskin nuk u aktivizua si titullar, por mori minuta në pjesën e dytë. 25-vjeçari pritet të fitojë rreth 180 mijë euro në sezon dhe kontrata e firmosur do jetë 3-vjeçare.

Totre ishte ndër lojtarët kyç që çuan Tiranën drejt titullit të 26-të kampion sezonin e fundit, teksa tashmë do e shohim në Ukrainë. Situata e luftës në Ukrainë ka bërë që kampionati të zhvillohet në kufi me Poloninë, ndërsa në rast se do ketë përshtjellim të situatës, atëherë do vazhdojë në Poloni.

Totre gjatë ndeshjes derbi kundër Partizanit
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga