
Rey Manaj ndërpreu kontratët e tij me Watford dhe tashmë është një lojtar i lirë. Pas vetëm 7 ndeshjeve dhe 1 goli të shënuar, sulmuesi, do të vijojë karrierën diku tjetër. Të interesuarit janë hedhur menjëherë në gjurmët e tij dhe mësohet se dy klube në Serie A dhe La Liga besojnë te lojtari.
Udinese dhe Elche janë klubet e interesuara për shërbimet e shqiptarit i cili ka luajtur më parë në të dyja vendet. Italianët vuajnë dëmtimet e sulmuesve kryesor dhe Manaj mund të jetë një zgjidhje e shpejtë pasi merkato është mbyllur. Marrëdhëniet e tyre me Watford janë të shkëlqyera teksa pronarë janë babë e bir.
Ndërsa Elche po lufton për mbijetesën në Spanjë dhe te Manaj, ata besojnë se ai do të ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivit.