Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

E mbylli me TEUTËN, futbollisti pranë kalimit te klubi historik i Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
E mbylli me TEUTËN, futbollisti pranë kalimit te klubi historik i

Ish-mesfushori i Teutës Arsid Kruja mund të vishet kuqeblu. 25-vjeçari shkodran ka pranuar se është në kontakte me Vllazninë dhe nuk e përjashton mundësinë e kalimit në skuadrën e vendlindjes. Për "TV1 Channel" Kruja theksoi se arsyeja e largimit nga Teuta kishte të bënte me përfundimin e kontratës.

"Është e vërtetë që kam patur një bisedë me drejtuesit e Vllaznisë, por duhet arritur akordi dhe pse jo të jem pjesë e saj. Si shkodran që jam, shpresoj të jap kontributin tim sepse të kthehesh në shtëpi nuk është kurrë gabim, megjithatë të presim ditët në vazhdim për të mësuar se çfarë do të ndodhë"- ka thënë ai.

Arsyeja e largimit nga Teuta? Me Teutën përfundova kontratën një-vjeçare që kisha me të dhe preferoj që të gjej një ekip për të vazhduar karrierën time, një ekip me të cilin të kem më shumë minuta në dispozicion", deklaroi 25-vjeçari.

Kruja ka qenë pjesë e Flamurtarit, Laçit dhe ekipit arab Hajer.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga