
“Telenovela” e Kylian Mbappe tashmë dihet. Sulmuesi vendosi të refuzonte Real Madrid për të qëndruar te PSG, nga ku firmosi edhe kontratën “faraonike”.
Përsëri françezi është rikthyer të flasë për atë moment, duke prekur edhe arsyen se pse nuk kaloi te “Los Blanços”.
“Në Paris, historia është ende e pashkruar dhe është një mundësi e madhe për të shkruar emrin tim aty. Ishte e lehtë të shkoje te Real Madrid, por unë kam shumë ambiçie. Jam françez, jam një djalosh Parisi dhe dua të fitoj në Paris. Është diçka shumë speçiale për mua, kam mundësinë të shkruaj emrin tim në historinë e klubit të qytetit”, u shpreh Mbappe për “Sports Illustrated”.
Poll