Bruno Fernandes mbetet kapiten. Pas humbjs së turpshme 7-0 nga Liverpool, tifozë, analistë dhe ish-lojtarë kryqëzuan mesfushorin pasi sjellja e tij në fushë ishte e turpshme sipas tyre. Erik ten Hag konfirmon se i beson portugezit si kapiten dhe lider të Manchester United.
“Jam i lumtur që kam Bruno Fernandes si kapiten, ai është padyshim ende kapiten sëbashku me Harry Maguire. Ai po luan një sezon brilant, ka luajtur një rol të rëndësishëm në pozicionin që jemi duke i dhënë energji skuadrës, duke vrapuar me intensitet, në mënyrën e duhur”.
Marcus Rashford gjithashtu konfirmon: “Më pëlqen të luaj me Brunon, siç mund ta imagjinoni. Unë jam 100% pas tij. Bruno ndihmoi lojtarët e tjerë të bëheshin liderë më të mirë”.