Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E KRYER/ Ylli hollandez rikthehet tek Paris Saint-Germain

Shkruar nga NEWSPORT

Verën e shkuar Xavi Simons u largua nga Paris Saint-Germain me parametra zero për të nënshkruar me PSV Eindhoven, por kishte një kluazolë në kontratën e tij që e lejontë atë të kthehej në Paris këtë verë. Është vetëm një tarifë e vogël prej rreth 6 milionë euro.

PSV u përpoq shumë për ta bindur atë të qëndrojë në klub dhe të nënshkruajë një marrëveshje të re, por ata tani kanë konfirmuar se Simon ka vendosur të rikthehet tek PSG.

Simons është larguar nga kampi stërvitor i PSV-së dhe tani do të niset për në Paris, ku do të bëjë testet mjeëksore përpara së të nënshkruajë kontratën.

Simons pati një sezon të shkëlqyer për PSV Eindhoven, duke shënuar 19 gola në ligë për të qenë golashënuesi më i mirë i Eredivisie. Ai gjithashtu realizoi nëntë asistime.

PSG ka dy opsione për Simons, në varësi të së ardhmes së Neymar dhe Kylian Mbappe. Nëse Mbappe ose Neymar qëndrojnë atëherë Simons do të huazohet, por nëse njëri largohet atëherë ai do të qëndrojë.

[caption id="attachment_700621" align="alignnone" width="358"]Xavi Simons Xavi Simons[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga