Real Madrid është gati të mbyllë bombën e parë të madh për sezonin e ardhshëm. Siç raporton Marca, nënshkrimi i Jude Bellingham është shumë afër. Mesfushori anglez do të largohet nga Borussia Dortmund dhe do të transferohet në Spanjë për të nisur një fazë të re në karrierën e tij.
Klubi madrilen mundi konkurrencën nga Liverpool dhe Manchester City, të cilët po ofronin më shumë para. Me përjashtim të ndonjë surprize, mesfushori 20-vjeçar do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2029 dhe do të kushtojë rreth 120 milionë euro. Gjermanët e blenë atë në 2020-tën nga Birmingham për vtëm 25 milionë. Njoftimi zyrtarë do të bëhet vetëm në fund të kampionatit.