Alexis Sanchez thuajse është një lojtar i Interit dhe për këtë pritet vetëm zyrtarizimi. Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer në konferencën për mediat, ku është shprehur se United është në tratativë me disa klube për kilianin.
Sanchez? Po, jemi në tratativë me disa klube për të. Alexis deri më tani ka punuar mirë dhe ka luajtur mirë. Do të shohim në shtator se çfarë do të ndodhë”, ka thënë norvegjezi.