Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E KRYER/ Frederic Veseli me trajner të ri, kampion i botës dhe fitues i “Topit të Artë” prezantohet nesër

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Frederic Veseli me trajner të ri, kampion i botës dhe fitues

Benevento ka shkarkuar trajnerin e tyre Fabio Caserta pas 6 javësh kampionat. 2 fitore 1 barazim dhe 3 humbje, mjaftuan për ta larguar teknikun Caserta. Në krye të pankinës do të vendoset kampioni i botës Fabio Cannavaro, kjo do të jetë dhe hera e parë që do të drejtoj në ekip në Europë.

Fabio Cannavaro ka nisur avenrën e tij si trajner në 2013 duke bërë pjesë në ekipet aziatike si Al Ahli, Guangzhou, Al Nassr, Quanjian dhe për 2 takime trajner i përkohëshëm i kombëtares së Kinës.

Legjenda italiane, kampioni i botës Cannavaro i cili është dhe fitues i “Topit të Artë” ka dakortësuar marrëveshjen me ekipin që militon në Serie B, ku do të jetë pjesë për 2 sezone. Ekipi i Benevento ku bën pjesë dhe qendërmbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë Frederic Veseli do të bëjnë nesër prezantimin zyrtar për Cannavaron, që do drejtoj Beneventon.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga