Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E KRYER/ E konfirmojnë në Greqi, lojtari i Kombëtares pranë Panathinaikos

Shkruar nga NEWSPORT

Enis Çokaj është drejt transferimit në kampionatin grek. Janë gjigantët e Panathinaikos që kanë hyrë në bisedime me Lokomotivën e Zagrebit, duke pasur dakordësinë e mesfushorit të kombëtares shqiptare.

Mediet në Greqi tregojnë se gjithçka është drejt konkretizimit, me lojtarin që në janar pritet të lërë Kroacinë për Greqinë. 23 vjeçari nga Kopliku është produkt i Shkëndijës së Tiranës, teksa për gjashtë muaj ka luajtur me Laçin në Superligë në 2019.

Prej vitesh mesfushori është ndër më të mirët te Lokomotiva, teksa kontrata e tij me kroatët skadon në verën e 2025, me Panathinaikos që do duhet të paguajë të paktën 1.2 milionë euro për shërbimet e Çokaj.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7