
Joao Cancelo do të jetë përforcimi më i ri i Bayern Munchen. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, 28-vjeçari do të transferohet në formë huazimi deri në fund të sezonit me opsion blerjeje. Transferimi përfundimtar mund t’i kushtojë Bayern deri 70 milion euro.
Mbrojtësi ka pasur minuta të limituara që pas rikthimit nga Kupa e Botës, për shkak të formës së tij të dobët. Guardiolës i është dashur të luajë në krahun e djathtë me Rico Lewis, i cili ka bërë paraqitje të mira këto ndeshje dhe në krahun e majtë me Nathan Ake.
Kjo situatë ka rritur interesimin e klubit bavarez, pasi një përforcim nga krahët me mbrojtësin portugez do të ishte vlerë e shtuar për intensitetin e ndeshjeve në vijim.
Poll