
Bayern ka surprizuar të gjithë me afrimin e fundit. Hollandezi Daley Blind është një emër i lakuar në radhët e bavarezëve të cilët kanë arritur një marrëveshje mbi termat personal. Lajmi i cili bëhet i ditur nga Fabrizio Romano, thuhet që është rezervuar dhe datat për testet mjeksore, pasi ka refuzuar ofertat nga Spanja dhe Belgjika.
Kontrata do të jetë e vlefshme deri në muajin qershor me të drejtë rinovimi. 32 vjeçari hollandez ka mbyllur kontratën e tij me Ajax duke qenë një lojtar i lirë në merkato. Blind ka qenë pjesë e Ajax, Groningen dhe Manchester United gjatë karrirës së tij, duke mbuluar pozicionin si mbrojtës i majtë.
Poll