
Pavarësisht problemeve financiare, Barcelona nuk stepet për të afruar lojtarë në ekip. Pas nënshkrimit me Martinez, Gundogan dhe talentin Roque, katalanasit kanë gati një tjetër transferim.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Girona Oriol Romeu, lojtar i dalë pikërisht nga akademia e Barcelonës. Kujtojmë që mesfushori spanjoll ka qenë edhe pjesë e Chelsea, Valencia, Stuttgart dhe Southampton. Tek këta të fundit ka qenë shok ekipi me Armando Brojën.
Blaugranët do të paguajnë tek Girona 5 milionë euro për shërbimet e 31-vjeçarit. Kjo lëvizje gjithashtu do të përfshijë shtesa pasi Pablo Torres do t’i bashkohet Gironas në formë huazimi si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit të pjesshëm.
Poll